KreuCelebrity

A ndihet e plotësuar Tuna si nënë… ?

Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha u bënë prindër të një djali vetëm tre muaj më parë. Si një nënë e re edhe këngëtarja nga Maqedonia ka shumë dëshirë të ndajë me ndjekësit foto të të birit dhe të na zbulojë pak e nga pak karakteristikat e tij.

Duket se në këtë kohë kaq të shkurtër si prind, Tuna ka arritur të nxjerrë një përfundim! Ja se si shprehet ajo në një foto të vogëlushit, të cilit i ka vendosur dhe syzet e saj të diellit: “Një njeri nuk mund të ndihet i plotësuar deri në momentin që sheh se çfarë fëmije ka sjellë në jetë!”

Ardhja në jetë e vogëlushit Tian e ka plotësuar Tunën si nënë dhe bashkuar më së miri familjen e saj të vogël dhe të Patrisit! Ai u ka mësuar dy prindërve të tij se çfarë do të thotë të dashurosh pa kushte!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF