KreuCelebrity

Elvana befason me look-un e ri! Ja ndryshimi  i saj!

Elvana Gjata, është padyshim këngëtarja më e ndjekur dhe më e suksesshme shqiptare këtë sezon veror. “Forever is over”, bashkëpunimi me David Guetta-n i dhanë edhe një shtysë më të madhe për të depërtuar drejt tregut të huaj muzikor.

Pushime kudo dhe një kthim në Los Angeles, vendi ku Elvana po jeton dhe po bën muzikë prej disa kohësh. Ama, kur vjen puna për të ndryshuar look, duket se ajo i beson vetëm artistëve shqiptarë. Këngëtarja ka zbuluar përmes Instagram se ka shkuar në Prishtinë për të bërë ndryshimin e radhës! Ajo ka prerë flokët! Elvana nuk është më ajo vajza me flokë të gjata, tashmë i ka prerë drejt me një gjatësi deri tek supet duke na sjellë ndërmend një pariziene të embël elegante. Ky është një eksperiment mjaft i guximshëm në look i këngëtares, pas shumë kohësh! Me siguri që do të preferohet shumë edhe nga ndjekësit e saj e vajzat  e reja!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF