KreuCelebrity

Kate Hudson vjen me një ndryshim drastik të pamjes!

Ajo njihet për format e saj fizike, si dhe për flokët e artë, që nuk i ndryshoi pothuajse kurrë. Por, ja që si çdo aktor tjetër, edhe Kate Hudson  merr përipër të sakrifikojë shumëçka për hir të një roli të caktuar. Së fundmi, Hudson ka qethur flokët në maksimum, për projektin e ri filmik në të cilin është pjesmarrëse.

Edhe pse titulli i filmit nuk dihet ende, me aq sa përflitet aludohet të jetë një muzikal, me regjinë e të cilit po merret këngëtarja Sia. Hudson është ndër aktoret më të fundit që vjen me një ndryshim drastik të look-ut, dhe këtu kujtojmë edhe Cara Delevingne e cila veproi njësoj për “Jeta në një vit”. Një foto të Kate e ka publikuar Sia në faqen e saj në Instagram, ndërsa një version tjetër vjen nga vetë aktorja, ditën e eklipsit diellor. Është disi e çuditshme të shohësh Kate me një pamje të tillë, për aq kohë sa jemi mësuar të na tërheqin vëmendjen flokët e verdhë vezullues. Më poshtë do të gjeni imazhin e ri të aktores.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF