KreuCelebrity

Elvana, elegante dhe tepër femërore, edhe me kostum burrash!

Këngëtarja Elvana Gjata duket se i ka lënë për pak kohë studiot e regjistrimit në Los Angeles dhe ka fluturuar drejt Italisë. Ajo na ka treguar se ndodhet në qytetin e bukur të Firences, përmes fotove të saj të fundit.

Këngëtarja ka pozuar e veshur me një kostum të zi xhaketë e pantallona me vija të holla të bardha, të stiluar më një pjesë tyli të bardhë të varur tek njëra anë e supit dhe e këmbës. Veshja është plotësuar me atlete të badha, duke bërë që të mos mungojë asnjëherë elementi sportiv. Ajo duket kaq femërore, edhe me një kostum me prerje burrash!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF