KreuCelebrity

Nuk dini ç’të vishni fundjavën e fundit të verës? Inspirohuni nga look-u iMichelle Obama!

Michelle Obama i ka bërë planet se ku do të pushojë për fundjavën e fundit të kësaj vere! Ajo ka zgjedhur të shijojë rrezet e diellit në ishullin Majorka të Spanjës. Pasi përcolli vajzën, Malian në Harvard ajo ka hipur në një jaht luksoz.

Michelle do të takohet me një çift miqsh të vjetër në ishullin spanjoll, me ambasadorin James Costos dhe partnerin e tij Michael Smith. Ajo është fotografuar këmbëzbathur dhe e veshur për plazh, me një kanatjere crop top dhe një fund të gjatë të hapur, që i mbulon rrobat e banjës. Zonja Obama e ka plotësuar look-un e fundjavës me një çantë kashte të rrumbullakët dhe syze dielli oversize.

Nëse nuk e keni vendosur ende se çfarë do të vishni fundjavën e fundit të kësaj vere, inspirohuni nga Ish-Zonja e Parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF