KreuCelebrity

Si ishte dita e parë e shkollës, për princin George?

Sot filloi dita e parë e shkollës edhe për princin George! Atë e shoqëronte princ William për në shkollën “Thomas’s Battersea”, si një baba krenar. Të binte në sy mungesa e Kate Middleton, e cila nuk kishte mundur ta shoqëronte të birin në këtë të rëndësishme, si pasojë e problemeve shëndetësore të shtatëzanisë. George kishte veshur uniformën e shkollës: pantallona të shkurtra blu, pulovër me stampë e me jakë v prej së cilës dallohej jaka e këmishës, këpucë e çorape të zeza. Princi William e mbante prej dore George-in dhe po kështu mbante edhe çantën e tij.

Njoftimi zyrtar nga Pallati Kensington pohon se shokët e klasës do ta quajnë pricin e vogël George i Campbridge-it. Ashtu si xhaxhai i tij Harry, edhe George po e nis shkollën në moshë të vogël. Suksese në rrugën e dijes, princ George!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF