KreuBordo Men

Një mashkull plot stil, si Tom Hardy!

Ideja se femrat kujdesen shumë më shumë për veten se sa meshkujt, është ndoshta mendimi më i gabuar që mund të ekzistojë. Sektoret e djemve nëpër dyqane apo ambientet të krijuara enkas për ata, dëshmojnë se në fakt, detajet në veshje apo paraqitje nuk mungojë aspak për djemtë. Nëse vajzat lodhen për të gjetur bizhuterinë perfekte, atëherë kemi një lajm flash: seksi i fundit është bashkëvuajtës në këtë pjesë! Për sa kohë femrat po kërkojnë gjithmonë e më shumë perfeksionin, meshkujt janë të detyruar të mirëmbahen në maksimum, e jo më kot.

Një nga personazhet më idealë për t’u marrë si referim gjatë kohës së blerjeve është Tom Hardy. Britaniku nuk shquhet vetëm për bukurinë që e karakterizon, por edhe për stilin tejet të veçantë, për të cilin do të flasim sot. Pse duhet ndjekur shembulli i Hardy-t? Sepse ka dëshmuar se di si të duket seksi me çdo lloj paraqitje:

Veshje komforte dhe veshje sportive
Bluzë me printime, pantallona ushtarake dhe një beretë me detaje vijash. A nuk të fal kjo frymën e rehatisë? Një paraqitje e tillë do të ishte ideale pasditeve të kaluara me miqtë apo nëse dëshironi të dukeni plot stil në punë. Versioni i dytë, ku përfshihet xhaketa e zezë e lëkurës, sjell një karakter më sportiv, enkas për mbrëmjet vona apo për një takim të rastësishëm.

Kostumet, me apo pa kollare (?!)
Dëshironi të dukeni seriozë, por njëkohësisht edhe pak ekstravagant? Atëherë, shmangni kravatën dhe lejojini vetes të zbërtheni këmishën në afërsi të gjoksit. Nëse doni të shpërfaqni klas, përpos kollares, detaji që do t’i shtojë më shumë vlerë pamjes tuaj është jeleku. Dhe ja, njësoj si Hardy, do të dukeni një zotëri i vërtetë!

Byzylyqe, orë apo të dyja bashkë?
Nëse jeni ende në fazën e rebelizmit apo pakujdesisë, atëherë nuk është aspak çudi të mbani shumë byzylyqe të hollë në kyçin e njërës dorë. Me apo pa shumë ngjyra, do të shndërroheni në djalin e preferuar të vajzave, kudo që të jeni. Mbajtja e orës tregon një shenjë maturie në stil, çka do të thotë se do të tërhiqni vëmendje kudo që të shkoni. Nëse i mbani të dyja llojet e bizhuterive bashkë, atëherë jenj vërtetë djalë me shije…

Syze, edhe me kostum!
Kush tha që syzet mbahen vetëm në përditshmëri? Nëse keni zgjedhur kostumin e preferuar, syzet e zeza do të jenë ideale për të dhënë idenë e një djali ‘trendy’, që di se ç’do të thotë stili. Mos harroni: Hardy i vuri në tapetin e kuq!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF