KreuCelebrity

Vajza e Johnny Depp: “Babai nuk është arsyeja pse aktroj”

Lily Rose Depp, tashmë 18-vjeçare, është vajza e madhe e Johnny Depp dhe Vanessa Paradise. Një miksim i ëmbël tiparesh të të dy prindërve, Lily Rose është e përfshirë në botën e aktrimit dhe modelingut, prej më shumë se tre vitesh. Me prejardhje franceze dhe amerikane, vajza e Depp duket se ka shumë për të rrëfyer. Është në moshën e duhur për të bërë zgjedhje individuale, kështu që pyetjes se cilën nga dy kinematë preferon, atë franceze apo amerikane, Lily ka parapëlqyer të parën, që sipas saj shpërfaq thellësinë e nevojshme për të ndezur kuriozitetin dhe për ta bërë spektatorin të mendojë pasi të dalë nga salla e kinemasë.

“Shumë njerëz mendojnë se arsyeja pse aktroj është babai, ashtu sikurse kanë krijuar idenë që nuk më është dashur të punoj sa duhet për të qenë pjesë e kësaj industrie. Besoj se nga ana tjetër, ky është burimi i dëshirës për të punuar dyfish, që të mund t’i dëshmoj çdokujt që nuk jam duke aktruar vetëm se e kam të lehtë ta bëj. Nuk e kam marrë përsipër një rrugëtim të tillë vetëm se e kam të trashëguar nga familja”, ka deklaruar Lily Rose. Një tjetër fakt interesant që ajo zbulon është natyra e saj shumë e qetë, e ndryshe nga adoleshentët e tjerë, kurrë nuk ka preferuar të qendrojë jashtë deri në orët e vona. “Nuk e di si ia dalin të tjerët, por unë përgjumem në 21:30”, është shprehur vajza e Depp. Epo, mesa duket ky është versioni më i mirë i dy prindërve si të Lily Rose!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF