KreuCelebrity

Melania Trump, kopje e Michelle Obama-s në Shtëpinë e Bardhë!

Pasi mori një lumë kritikash mbi veshjet e papërshtatshme tepër luksoze, Melania Trump dhe disa fëmijë kanë vizituar kopshtin e Shtëpisë së Bardhë ku kanë mbjellë perime.

Zonja e Parë ka zhvilluar edhe disa biseda me fëmijët, nëse u pëlqente të konsumonin perime dhe ka kaluar kohë me secilin prej tyre. Përveçse kanë mbjellë, ata edhe kanë vjelë prodhime për t’i konsumuar për darkë të përgatitura nga shefja e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë. Melania ka mbledhur bizele me duart e saj dhe ka mbjellë lakër, lulelakër, karota, spinaq.

Por, nuk është ajo e para që është bërë pjesë e një veprimtarie të tillë në kopshtin 2800 metra katrorë. Ishte Michelle Obama ajo e cila e bëri pjesë të nismës së saj “Le të lëvizim” për të ulur obezitetin tek fëmijët e për të promovuar të ushqyerit e shëndetshëm. Sipas saj, ky kopsht simbolizonte kombin e shëndetshëm. Një pjesë e frutave dhe perimeve të mbjella nga Obama në vitin 2009 shkonin për vaktet e të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë dhe pjesa tjetër për të ushqyer kuzhina lokale të zonës. Për të parë Zonjën e Parë Trump në kopshtari, shfletoni galerinë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF