KreuCelebrity

Sara Hoxha dhe Ledion Liço dasmë së shpejti?!

Sara Hoxha dhe Ledion Liço mund të martohen së shpejti?! Ndonëse prej ditësh përflitet që çifti i njohur do “t’i japë fund” beqarisë së shpejti, në fakt dyshimet janë përforcuar edhe më shumë mesditën e së shtunës në komentin e lënë nga 21-vjeçarja Sara Hoxha në profilin e së motrës- Lori, në Instagram.

 

Që prej mesdite fashionistja e njohur shqiptare, njëkohësisht njëra prej trashëgimtareve të Top Media-s, Lori Hoxha, po publikon një seri fotosh të shkrepura mbrëmjen e djeshme gjatë një ceremonie martesore.

Lori ka ndarë kështu me mijëra ndjekësit e saj në rrjetin social  pasionin e saj për kërcimin e vëçanërisht atë për vallet tradicionale shqiptare. Por ai që ka rënë menjëherë në sy në mesin e shumë komplimentave ka qenë komenti i Sarës, e cila ndërsa qesh me diçiturën e së motrës shkruan: “Do më nderosh”. Mos ndoshta Sara e ka fjalën që e motra do e nderojë duke kërcyer në dasmën e saj?!

Megjithatë duhet thënë se dyshimet vazhdojnë të mbeten ende në kuadrin e aludimeve përsa kohë që çifti Sara dhe Ledion Liço ende nuk ka publikuar asgjë lidhur më këtë event të rëndësishëm të jetës së tyre.

Çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë më 13 dhjetor të 2016-ës duke mirëpritur në jetë djalin London Noor. Mos ndoshta 1-vjetori i vogëlushit do të përkojë me ceremoninë martesore të prindërve të rinj? Kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF