KreuCelebrity

E patë komentin e Paris Hilton në foton e Erës?

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ishte e ftuar të performonte këtë fundjavë në festivalin e përvitshëm Bushwig në Brooklyn të New York, për të celebruar ngjyrat dhe dashurinë me pjesëtarë të LGBT nga e gjithë bota. Performancat e saj u pëlqyen dhe u duartrokitën shumë.

Në paraqitjen e Erës në këtë event, në veshjen e saj vumë re një detaj që na e kishte kapur syri diku, tek pjesa e pantallonave, ajo kishte të stampuar portretin  e trashëgitares së hoteleve Hilton, Paris Hilton! Një veshje të tillë e kemi parë edhe tek këngëtarja Rita Ora. duket se të dyja qënkan fanse të Paris, por ajo që na habiti në këtë postim të Erës ishte pikërisht komenti i Hilton! Një emoji me flakë, ashtu siç ishte dhe performanca e Erës në këtë festival!

Fama e Istrefit i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë, ajo po bashkëpunon me emra të huaj të muzikës, për të arritur majat në tregun ndërkombëtar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF