KreuCelebrity

Deda: “Po më diskriminoni, po më trajtoni si homoseksual!”

Aktori Julian Deda ka qenë sot i ftuar në programin e Arjola Shehut “Kush vjen për drekë” në Klan, së bashku me këngëtaren Anxhela Peristeri. Juli i ka dhënë këtij programi edhe dozën e tij të humorit që e karakterizon.

Në një moment të caktuar ai ka vënë re se Anxhela gatuante me gjalpë ndërsa ai me vaj dhe ka filluar të pyesë: “Po unë pse nuk kam gjalpë? Po më diskriminoni, po më trajtoni si homoseksual!” Aktori e ka shprehur edhe më parë se është kundër komunitetit LGBT, megjithatë ka theksuar se në këtë situatë po bënte shaka.

Gjatë përgatitjes së drekës, ai është pyetur edhe mbi temën “Portokalli” e regjisorin Altin Basha, në lidhje me debatet e ditëve të fundit mes tyre në rrjetet sociale. Juli ka pohuar se atë e kanë hequr prej spektaklit dhe të gjithë janë larguar prej marrëdhënieve konfliktuale me Bashën, e jo për çështje pagese. “Askujt nuk i ka ecur keq se ka ikur nga ‘Portokallia’, madje më mirë na ka ecur”, është shprehur ai dhe ka treguar se miqtë artistë e kanë mbështetur shumë për postimin e tij kundër Bashës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF