KreuCelebrity

Emina dhe Kim në garë me njëra-tjetrën, cila prej tyre fitoi?

Ndoshta po mendoni se cila është arsyeja e garës mes këtyre dy personazheve, por mos harroni që Amerika është një vend i apasionuar marrëzisht pas Halloween-it! Tashmë jemi mësuar ta shohim Eminën në rrethin e VIP-ave me famë botërore, kështu që nuk është aspak çudi nëse ajo dhe Kim vihen përballë njëra-tjetrës, për të fituar garën e kostumit më të mirë. Cila është mposhtur?

Pa dashur të bëjmë shumë kërkime, rezultatin e ka zbuluar vetë Emina, me shumë humor e moskokëçarje. “Nuk fituam”, ka shkruar ajo në foton ku shihet bashkë me të shoqin, teksa imazhi është publikuar në ‘The Wrap’. Cunmulaj ka zgjedhur të shndërrohet si Cher, ndërsa bashkëshorti i saj si Sonny. Çifti kanë marrë pjesë në Casamigos Halloëeen Party, ndërsa arsyeja pse u vunë përballë Kim nuk ishte e kotë!

Kardashian dhe Jonathan Cheban kishin zgjedhur të përfaqësonin të njëjtët personazhe, me dallimin e vetëm që Kim ishte paraqitur me një fustan dy-pjesësh të verdhë. Mesa duket, protagonistja e shumë eventeve ka tërhequr vëmendjen edhe këtë herë, duke bërë kështu që çifti Cunmulaj-Nazarian të mos fitojë. Megjithatë, këtë pasdite Emina ka postuar një foto pranë familjes së saj, duke kujtuar dhe një herë se kush përfaqëson ‘magjinë’ e vërtetë për të!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF