3 mënyra për të kombinuar pantallonat e kadifesë

Çdo sezon ka pak detaje retro. Sivjet, do të mbizotërojë materiali prej kadife. Gjithçka e frymëzuar nga vitet 60-të dhe ’70-të. Ky material u bë mjaft popullor në vitet ’70 duke u kthyer në një mit të vërtetë, në fillim për hir të materialit të butë, i cili siguronte ngrohtësi, e më pas për ngjyrat dhe dizenjon e këndshme. Herë me vijëzime të holla, e herë me të trasha, kadifja është e vështirë për t’u kombinuar, por ne po ju sjellim disa sugjerime që ja vlen t’i provoni.

 

Kadife në zyrë

Harrojeni mësuesin tuaj të matematikës dhe xhaketën e tij shumë të gjerë, veshur me pantallona kadifeje. Nëse keni një punë zyre, ky është një stil vërtet fashion. Gjithçka vjen e frymëzuar nga vitet 60-të: mund të kombinoni xhaketën XXL me të njëjtën ngjyrë me pantalllonat e kadifesë, me një triko të bukur pana dhe këpucë të sheshtë.

 

Kadife në mbrëmje

Është zyrtare: këtë sezon të gjithë e duam kadifenë. Madje ju mund arrini të realizoni edhe një veshje mjaft chic për mbrëmje: pantallona në fund të gjera tip cowboy, një trupore e puthitur pas trupit, çizme me qafë-çorape të zeza, shoqëruar me aksesorë të dekoruar me perla, si kjo çantë dhe këto vathë që rrezatojnë dritë dhe energji pozitive.

 

Kadife në fundjavë

Mendoni se kadifja nuk është ideale për stilin tuaj të fundjavës? Gaboheni, pasi ka edhe një kombinimin ideal me pantallona kadife dhe xhaketë xhins, shoqëruar me atlete converse dhe t-shirt të bardhë, duke na dhuruar një pamje jo vetëm sportive, por edhe chic, pa harruar të shtoni edhe një palë syze ngjyrë ari me forma të rrumbullakëta.

Previous ArticleNext Article