Julia Roberts viktimë e George Clooney

Pas plot 16 vitesh nga xhirimet e filmin Ocean’s Eleven, aktorja Julia Robert tregon se si u bë viktimë e një shakaje jo fort të këndshme nga kolegu i saj George Clooney. Në një intervistë për revistën People, ajo tregon se në mes të xhirimeve ju desh t’i ndërpriste ato pasi ishte në muajin e shtatë të shtazënisë. “Kur rifilluan filmin u ktheheva në Romë, sepse aty do të vijonin xhirimet. Kur arrita në hotel hapa valixhen dhe brenda gjeta një statujë gjigante prej bronzi. U bëra gati të qaja. Si ishte e mundur ta ma bënte George gjithë këtë” -kujton aktorja. Ajo pohon se në fakt e gjitha ishte një shaka, por jo fort e këndshme, të mendosh që ishte diçka shumë e rëndë, kur vendos në valixhen e dikujt një objekt që peshon aq shumë.

Po më pas çfarë ndodhi? Fatkeqësisht, sipas Roberts, ajo në fakt ishte përfshirë padashje në një ‘luftë’ shakash mes George Clooney dhe Brad Pitt, fakt të cilin arriti ta zbulonte shumë kohë më vonë. Brad dhe George ishin vënë në garë mes tyre kush ti punonte sa më shumë rrengje asaj, diçka jo fort e këndshme, të mendosh që ishte e vetmja grua në atë kast kinematografik. Por ama aktorja ishte duke përgatitur edhe hakmarrjen, para se të zbulonte të vërtetën: i kishte përgatitur Clooney një ‘kurth’ me pluhur ilaçi, për t’i kthyer përgjigjen.

Previous ArticleNext Article