Fustanet e nusërisë këtë sezon: Të thjeshta, por të mrekullueshme!

Për disa nuse, fustanet e nusërisë në model princeshe nuk funksionojnë. “Less is more” – “Më pak është më shumë” është motoja e tyre.

Mbase është akoma më mirë kështu! Një fustan i thjeshtë, por fin nusërie lë më tepër hapësirë për aksesorë të veçantë, si vello të qendisur dhe të derdhur deri në fund të fustanit, diadema plot kristale rrëzëllitës dhe një buqetë aspak tradicionale, mbase me trëndafila të kuq apo plot lule të tjera shumëngjyrëshe.

Ky ka qenë koncepti i stilistëve të tillë si Viktor & Rolf, Carolyn Bessett apo Naem Khaan, të cilët prezantuan krijimet e tyre në pasarelat e sezonit vjeshtë-dimër 2017/2018.

Shija e çdo nuseje tradicionale mund të kënaqet me krijimet e këtij sezoni, falë një morie materialesh dhe modelesh të fustaneve klasikë të nusërisë.

 

Vëzhgoni krijimet fantastike të sezonit vjeshtë-dimër, dhe ku i dihet: mbase gjeni edhe fustanin tuaj të ëndrrave këtu!

Victoria Kyriakides
Rivini
Inbal Dror
Elie Saab
Victoria Kyriakides
Reem Acra
Ines di Santo
Ines di Santo
Viktor & Rolf
Viktor & Rolf
Naem Khaan
Naem Khaan
Viktor & Rolf
Zuhair Murad
Reem Acra
easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *