KreuCelebrity

Politikani surprizon Dua Lipën në shfaqje!

Këngëtarja e njohur Dua Lipa është në një periudhë intensive koncertesh tani. Prova, soundcheck dhe shfaqje të suksesshme kudo për këngëtaren e re e shumë të dashur për publikun ndërkombëtar.

Dua është në një turne muzikor i cili do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018, me emra të njohur të muzikës si Bruno Mars e Coldplay.

Mes fansave të muzikës së saj, në shfaqjen e saj të fundit, këngëtarja është surprizuar nga pjesëmarrja e një personi të veçantë në koncertin e saj, me të cilin ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale.

“Jo çdo ditë ndodh që Kryetari i Bashkisë së Londrës të vijë në shfaqjen tënde. Faleminderit, ishte një nder i madh për mua”, ka shkruar ajo në foton në të cilën ka pozuar pas shfaqjes me Sadiq Khan.

Khan është Kryetari i Bashkisë së Londrës dhe pjesë e Partisë Laburiste e me sa duket edhe fans i Dua Lipës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF