KreuCelebrity

Kate Middleton: “Ja si ndihem kur e lë George në shkollë!”

Kate Middleton nuk mundi të ishte pranë të birit në ditën e parë të shkollës, e kjo si pasojë e shtatzënisë së saj të tretë. Mes shumë vështirësishë e mëngjeseve të trazuara, gjendja e Dukeshës tashmë është përmirësuar dukshëm. Ajo ka rrëfyer së fundmi se realizon xhiron e mëngjesit në natyrë dhe është në gjendje ta lërë George në derën e shkollës.

Por, Middleton ka deklaruar se nuk e ka aspak të lehtë ta dorëzojë të birin në këtë institucion, e kjo i vjen krejt natyrshëm. Instiktet e nënës e vështirësojnë situatën në këtë rast, duke bërë kështu të dominojë dëshira për të qenë më pranë fëmijës. Megjithatë, Kate po mundohet t’i luftojë këto ndjenja.

“Për rritjen e një fëmije punon një sistem i tërë. Shkolla është një institucion me staf të specializuar enkas për arritjen e këtij qellimi”, ka thënë Dukesha e Kembrixhit, ndërsa ka shpjeguar se i kupton të gjitha mamatë që ndjejnë vështirësi nga kjo shkëputje e parë nga fëmija. Nga ana tjetër, Princ Williams ka rrëfyer se as George nuk i pëlqen aspak kur e lënë në dyert e shkollës, e mesa duket ky problem do të zgjidhet dalngadalë në familjen rojale…Eh, shkolla!

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF