KreuCelebrity

Pas Britney-t, edhe këngëtari i njohur i hyn pikturës për bamirësi!

E kemi njohur si këngëtar, si ish-të dashurin e dhunshëm të këngëtares Rihanna, por që të kishte edhe talent e aftësi në pikturë, nuk na shkonte mendja aspak!

Chris Brown ka vendosur që të kryjë një akt bamirësie, duke përkujtuar figurën e piktorit të njohur Andy Warhol. Duke bashkëpunuar me fotografin e tij Karen Bystedt, ai ka sjellë një version të ri të fotos dhe pikturës së Warhol duke i bërë bashkë në një tablo të vetme!

Kjo vepër artistike do të shitet në Ebay dhe ka kapur vlerën fillestare prej gjysmë milioni dollarësh! Kjo shumë do të shkojë për të prekurit në nevojë prej uraganit në Porto Riko. Edhe Chris Brown, ashtu si ylli i Pop-it Britney Spears vendosi të bëjë të njëjtin gjest bamirësie!

Me siguri edhe Warhol do të ndihej krenar që arti i tij po kontribuon për një kauzë të tillë! Afati i fundit  për blerjen e pikturës është gjatë ditës së hënë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF