KreuCelebrity

Futbollistja akuzon ish kreun e FIFA-s Blatter për ngacmim seksual

Skandali i ngacmimeve seksuale tashmë ka prekur dhe botën e futbollit. futbollistja amerikane 36 vjeçare Hope Solo deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga ish numri një i FIFA-s, Sep Blater në vitin 2013.

Image result for hope solo

Tashmë është radha e botës së futbollit për t’u përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale. Në qendër të akuzave është ish-numri një i FIFA, Sep Blatter i akuzuar për agresion seksual nga Hope Solo, ikona e futbollit për femra. Solo, 36 vjeç, ka qenë portierja e kombëtares amerikane të futbollit, kampione e botës në 2015 dhe medalje ari në Lojërat Olimpike të 2008-ës dhe 2012-ës. Në një revistë portugeze ajo tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga Blatter në vitin 2013 në ceremoninë për topin e artë. Sipas saj Blater e ka ngacmuar para se të ngjiteshin në skenë.

Image result for hope solo

Një përfaqësues i futbollistes, e lindur në Uashington dhe vajza e një veterani të Vietnamit me origjinë italiane, konfirmoi intervistën në revistën portugeze, duke shpjeguar se kampionia nuk ka asnjë koment tjetër për të bërë. Blatter ka reaguar nga ana e tij për të përditshmen britanike “Guardian” duke i cilësuar akuzat si qesharake.

Image result for hope solo

Ëndrra e Solos në kombëtaren femërore të futbollit amerikan u ndërpre në Lojërat Olimpike të Brazilit një vit më parë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës u eliminuan nga Suedia. Portierja me një rekord prej 1.054 minutash pa pësuar asnjë gol, akuzoi koleget e saj suedeze se ishin shumë frikacake për shkak të taktikës mbrojtëse. Për këtë deklaratë ajo u përjashtua nga kombëtarja, dhe nuk ka pranuar më të jetë pjesë e saj.

Image result for hope solo

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF