KreuHoroskop

Si jeni në shtrat? Na e thotë shenja juaj e horoskopit!

Mund ta konsideroni veten “të mirë” në lojëra seksuale? Jeni të hapur ndaj eksperiencave të reja, apo preferoni të qëndroni te tradicionalja dhe e sigurta? Jeni më tepër pasionantë, apo romantikë?

Apo përpiqeni të gjeni një balancë midis të dyjave? Kaq shumë pyetje!

Për fat, astrologjia u jep përgjigjje të gjitha pyetjeve që mund të kemi. Mbase nuk ju ka shkuar fare ndërmend të analizoni veten tuaj në shtrat. Analizojeni domosdoshmërisht, sepse partneri juaj të jeni të sigurt që e bën!

 

1) Dashi: Jeni impulsivë dhe pasionantë në shtrat. Ju pëlqen të hidheni menjëherë në aksion, prandaj gjestet romantike nuk janë për ju. Kjo është mënyra juaj për ta mbajtur gjallë zjarrin e marrëdhënies!

Imazh i ngjashëm

2) Demi: Ju merrni kohën tuaj për të shijuar çdo minutë të eksperiencës. Vajzat Dem janë quajtur “perëndesha sensualiteti” pikërisht për këtë stil që kanë. Filloni me një masazh, duke vazhduar me lojëra sensuale, e deri në momentin e seksit, i cili është gjithashtu një maratonë më vete.

 

3) Binjakët: Lojërat flirtuese janë të domosdoshme për ju; akoma më mirë nëse vijnë nga hiçi! Nuk është çudi, sepse shenja juaj njihet si shenjë lozonjare. Lojërat mund të variojnë nga kontakti intim, e deri në vende të çuditshme, të papërshtatshme për të kryer seks.

Rezultate imazhesh për kinky couple sex

4) Gaforrja: Nuk mund të kryeni seks të mirë, nëse nuk ndjeni sadopak tërheqje emocionale ndaj dikujt. Jeni mjaft romantike si shenjë dhe vetëm tërheqja fizike nuk mjafton! Seksi duhet të jetë si në filma: me puthje të gjata, prekje sensuale dhe vështrim në sy plot dashuri. Keni shumë dashuri për t’i dhuruar partnerit tuaj!

Rezultate imazhesh për romantic sex

5) Luani: Preferoni të jeni qendra e vëmendjes në jetë, ashtu siç preferoni edhe rolin dominues seksual në shtrat. Partneri juaj merr më tepër një rol dytësor, mbështetës. Kjo nuk do të thotë që ju shihni vetëm kënaqësinë tuaj! Jeni mjaft të dhënë pas seksit me partnerin, për sa kohë mbeteni protagonisti kryesor në të.

Imazh i ngjashëm

6) Virgjëresha: Për një shenjë që njihet si  punëtore, jo lozonjare, çuditërisht jeni mjaft sensualë në shtrat, e madje-madje guximtarë. Shtrati nuk është vendi i duhur për ju, duke preferuar më tepër tryezat e punës (s’ju u nda puna!) apo vende të tjera jo tradicionale. Stili juaj është të flirtoni me partnerin derisa ta sillni në humor, e më pas ta lini atë të bëjë pjesën tjetër të punës.

Rezultate imazhesh për sex on table

7) Peshorja: Për ju ka fort rëndësi kënaqësia në seks, në balancë të duhur midis dy partnerëve. Mund të kënaqeni jashtëzakonisht shumë, por kjo kënaqësi shuhet nëse shihni që partneri juaj nuk po kënaqet sa ju vetë. Jeni shumë të mirë nga ky aspekt! Vajzat Peshore janë plot feminilitet dhe me mënyrat e duhura, mund ta çmendin një djalë pas vetes së tyre.

Rezultate imazhesh për sex on table

8) Akrepi: Seksi dhe pasioni shkojnë dorë për dorë për ju.  Në fund të fundit, ju vetë jeni shenjë mjaft pasionante! Dëshironi që ta ndjeni aktin seksual në çdo centimetër lëkurë, për një kënaqësi të plotë. Intimiteti me partnerin tuaj është i shenjtë.

Rezultate imazhesh për passion sex

9) Shigjetari: Seksi nuk është i mirë për ju, nëse nuk përfshin pak eksperimentim. Shenja e Shigjetarit është një shenjë plot zjarr dhe e çliruar seksualisht. Ndaj, mund të kuptohet pse seksi tradicional është i mërzitshëm për këtë shenjë. Eksperimentimi mund të variojë në çdo detaj të seksit, mjafton të ngelni i kënaqur në fund!

Rezultate imazhesh për dominate sex

10) Bricjapi: Është me të vërtetë një surprizë, kur një shenjë serioze si Bricjapi bëhet mjaft “i pistë” në shtrat. Madje, kjo shenjë nuk shkon as deri në shtrat, duke preferuar vende të tjera dhe shkëputje nga tradicionaliteti. Jeta seksuale e një Bricjapi është kompesim për seriozitetin e tij në jetën e përditshme.

Rezultate imazhesh për kinky sex

11) Ujori: Imagjinata juaj duhet t’ju ndjekë deri në shtrat, ku jeni të hapur ndaj çdo gjëje. Liria që ju karakterizon mund të sakrifikohet në shtrat, pasi lejoni partnerin tuaj që të dominojë. Megjithatë, gjithçka me karar: në fund, ylli i vërtetë mbeteni ju!

Rezultate imazhesh për couples in bed

12) Peshqit: Nga vetë shenja, ju preferoni të përzieni seksualitetin me ujin, qoftë kjo dush apo det. Sensualiteti është shumë i rëndësishëm për ju, dhe uji ndihmon shumë nga kjo anë. S’mund të pritej gjë tjetër nga një shenjë lozonjare si Peshqit!

 

Rezultate imazhesh për sex in water

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF