KreuStil Jetese

Bordo dhe pana, kombinimi perfekt për të qenë cool në Dimër

Ja si të kombinoni bordonë dhe panën në Dimër?

Moda e sivjetshme është plot ngjyra dhe stil. Nga pasarelat vijnë larmi ngjyrash dhe stilesh. Por si të kombinohemi në një ditë të ftohtë dimri me ngjyra të çelëta, pa humbur stilin dhe sharmin. Për këtë kemi zgjedhur dy ngjyra, panën dhe bordonë që edhe këtë vit është në majë të listës së modës.

Palltoja e Princit Çarli në ngjyrë bordo dhe me pellush rozë të çelët te jaka, shkon shumë mirë me një kanatiere të shkurtër ngjyrë bordo, kombinuar me një fund ngjyrë pana, përshtatur me këpucët me majë me lidhëse ngjyrë të kuqe. Dhe aksesorët po ashtu të kombinueshëm; një çantë ngjyrë pana me togëz ngjyrë, choker ngjyrë bordo i njëjtë me kanatieren dhe syzet ngjyrë ari dhe pana. Do të shkëlqeni në një mbrëmje dimri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF