KreuCelebrity

I dashuri i Viola Spiros në pranga, merr fund bosi i kokainës në Itali!

Operacioni më i fundit anti-drogë në Firenze ka vënë në pranga disa persona, ndër to edhe një shqiptar. Në bashkëpunim me organet përkatëse holandeze, është goditur rrjeti i kokainës, i cili transportohej nga Holanda në Itali. Gazeta ‘La Nazione’ ka lënë një hapësirë të konsiderueshme në faqen e parë, për foton e Valentin Selaj dhe Viola Spiros, edhe pse kjo e fundit nuk ka qenë mirë e identifikuar.


Emrat e lartpërmendur përfliten se janë në një lidhje prej kohësh, edhe pse moderatorja është përpjekur ta mbajë të fshehtë. Prej kohësh qarkullonin fjalët se Spiro sponsorizohej nga i dashuri për udhëtimet e shumta jashtë vendit, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Sipas gazetës italiane, Valentin Selaj ishte kreu i grupit, ndërsa përmend se moderatorja ishte e përfshirë në romancë me të arrestuarin.


Lajmi ka ardhur ekskluziv nga JOQ, ashtu sikurse mësohet se Selaj, përpos kokainës, akuzohet edhe për dhunë e prostitucion. ‘La Nazione’ jep detaje për një rrjet të mirëorganizuar, që qarkullonte sasi të mëdha droge (10 kile kokainë për një javë, vetëm në Firence). Detaje të mëtejshme pritet të zbardhen së shpejti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF