KreuCelebrity

Lum Meghan Markle! Ja titulli mbretëror i aktores pas martesës me princin Harry

Princi Harry i Britanisë së Madhe dhe aktorja Meghan Markle sapo u fejuan ditën e djeshme, dhe që tashmë fansat janë duke ëndërruar për jetën e tyre si burrë e grua.

Apo më mirë të themi, Princ dhe Princeshë?

Megjithatë, sipas ekspertëve të familjes mbretërore, Meghan nuk do të quhet princeshë pas martesës së saj me princin Harry, ashtu si Kate Middleton nuk quhet “princesha Kate”. Nuk bëhesh mbretërore thjesht sepse u martove me një princ!

Meghan Markle | ELLE UK

As princesha Diana, që thirrej princeshë, nuk ishte aspak e tillë!

Edhe kur princi William të bëhet një ditë mbret, Dukesha Kate Middleton do të quhet “Princeshë e Wales-it”, por titulli sërish nuk e bën një princeshë!

Kështu, kur Harry dhe Meghan të lidhin kurorë, ajo do të quhet “Lartmadhëria e saj Princeshë Henry e Wales-it”, si dhe një titull tjetër marrë nga bashkëshorti, sipas titullit fisnik që ai do të marrë pas martese.

Prince Harry | ELLE UK

Për shembull, kur princi William u martua me Kate Middleton, në 2011, atij iu dha titulli “Dukë i Cambridge”, dhe prandaj Kate Middleton sot quhet Dukesha e Cambridge.

Për princin Harry, spekullohet që titulli do të jetë “Duka i Sussex”. Cilido qoftë titulli, padyshim sjell vetëm të mira për Meghan Markle, ndaj lum ajo për familjen ku hyri nuse!

Sa për mbiemrin, Meghan do të nisë të quhet Rachel Meghan Mountbatten-Windsor, sepse Rachel është emri i saj i parë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF