KreuCelebrity

Tre yjet që i tradhëtuan bashkëshortet me…dadot!

Tradhëtitë në Hollywood kanë qenë nga më të shumtat, e po aq të larmishme kanë qenë edhe historitë që qendrojnë prapa tyre. Në shesh-xhirime, në festa të ndryshme apo në klube striptizmi, yjet e kanë gjetur mundësinë e tradhëtisë kur kanë dashur. Por, ja u kishte marrë mendja se arsye për të tradhëtuar mund të ishin dhe dadot?!

Eh, edhe ne u habitëm, sidomos në rastet kur ke një grua si Serena Miller, por ja që historitë janë të vërteta. Më poshtë do të gjeni tre të famshmit që humbën lidhjen martesore vetëm se dadot iu dukën më seksi nga ç’duhet…!

Gavin Rossdale


Rossdale ishte i martuar lumturisht me Gwen Stefani dhe çdo gjë po shkonte për mrekulli…deri sa këngëtarja zbuloi se po e tradhëtonte me dadon. Ajo e la, u lidh me Blake Shelton dhe nuk e ktheu me kurrë kokën pas.

Ben Affleck


Dadoja godet sërish, këtë herë në çiftin që emocionoi çdokënd me romancën që shfaqën kur Affleck fitoi Oscar. Por, ja që punonjësa e shtëpisë i ka interesuar më shumë aktorit, edhe pse Jennifer Garner u shpreh se dado nuk kishte lidhje me ndarjen e tyre…sepse ishin ndarë prej muajsh! Gjithsesi, askush nuk e mohoi aferën e Affleck me të.

Jude Law


(Siç ka dhe emrin!) Dukeshin si çifti perfekt. Të dy bjondë, me sy të shkruar, Jude Law dhe Sienna Miller shkonin për mrekulli. Por, thashethemet për krisjen mes tyre u shpërhapën menjëherë, ndërsa Law nuk e përballoi dot presionin dhe pranoi se kishte fjetur me dadon…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF