KreuCelebrity

Akuzat e Ajsit për Leonard Bombaj, flet bashkëshortja e tij: “Do ta adoptonim…”

Ka qenë një ndodhi e hidhur ajo e disa viteve më parë, kur Ajsi Xhaxhaj, protagoniste në grupin “Kripëmjaltëzat”, së bashku me reperin Stresi, akuzuan ideatorin e grupit Leonard Bombaj për përdhunimin e të miturës.

Disa besuan Ajsin, e disa të tjerë Leonardin, ndërsa ky i fundit shkroi edhe një libër mbi këtë ngjarje.

Personi më i fundit që e ka sjellë në vëmendje këtë ndodhi, ka qenë bashkëshortja e Leonardit, Esmeralda Blaceri. E ftuar sot tek “Rudina”, ajo tregoi publikisht sesi e përjetoi historinë e hidhur.

“E mora vesh këtë histori kur isha 9 muajshe shtatzënë me vajzën. Unë nuk do të kisha ndryshuar asgjë, por ndoshta gabuam person. Gjithë mirësinë, dashurinë, mund t’ia kishim dhënë dikujt tjetër. Atë fëmijë do ta kisha mbajtur si fëmijën tim, thjesht duhet të ishte dikush tjetër. Shpeshherë kemi përdorur fjalën “do ta adoptoj”, aq shumë e donim këtë person. E kemi mbajtur në shtëpinë tonë. Ndjenjat do të jenë të njëjtat, por duhet t’i kishim investuar diku tjetër.” – tregoi Esmeralda.

Ajo shtoi tjetër se gjithmonë ka besuar te Bombaj, si dhe ka qenë mbështetja e tij në atë periudhë të vështirë.

Edhe Leonard Bombaj u shpreh mbi këtë çështje.

“E kapërceva brenda 24 orëve. Ishte një histori që rrëfehet shkurt: etja e madhe për të qenë dikushi, për të qenë i famshëm, që përfshin edhe një adoleshente. Por unë vazhdova, pavarësisht kërcënimeve të shumta që kam marrë, unë dola tek vetja ime.”

“Ishte rreziku i famës që po ikte. Unë e kuptova se frika i faturohej Leonardit, por këto janë historira të vjetra. Ndoshta duhet të kisha qenë më vigjilent, ndërsa të tjerët kishin filluar një jetë të dyfishtë.”

Rezultate imazhesh për ajsi xhaxhaj

Rezultate imazhesh për leonard bombaj esmeralda blaceri

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF