KreuStil Jetese

Edhe Kate Middleton është fanse e “Zara”-s, ja palltoja që ka veshur ajo

Ndonëse ka çdo mundësi të vishet drejt e me krijimet e pasarelave, Dukesha Kate Middleton s’ka zgjedhur kurrë veshje luksoze, përkundrazi.

Ajo shfaqet gjithnjë e hijshme dhe e veshur thjeshtë, por me rroba të veçanta, që gjithmonë ia miklojnë figurën.

Së fundmi, Kate ka zgjedhur të vishet casual, dhe veshja që bie më tepër në sy në look-un e saj, është kjo pallto me kuadrate, nga firma “Zara”, e dashur nga shumë persona.

Çmimi i palltos? 169 dollarë.

Dukesha ka zgjedhur ngjyra neutrale për këtë veshje chic, duke kaluar sa te e zeza, te grija, me golfin e gjerë gri dhe pjesën tjetër të veshjes të zezë.

Jua ka zënë syri këtë pallto në dyqanet e “Zara”-s? Klasike, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF