KreuCelebrity

Pemë, borë dhe zhytur në të kuq, ja VIP-at shqiptarë që na sollën atmosferën e fundvitit!

Tashmë jemi zyrtarisht në dhjetor e shumica prej nesh e presim me padurim këtë periudhë të vitit. Nëse verën e dashurojmë për të nxehtin dhe plazhin, dimri sjell Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, çka do të thotë vetëm diçka: argëtim pafund! Kështu, angazhohemi të bëjmë dekorimet e duhura, duke mos neglizhuar asnjë detaj.

Edhe pse zakonisht presim fillimin e dhjetorit për zbukurimin e pemës, disa nuk durojnë kaq gjatë. Ju kujtohet Ami, e cila përfundoi gjithçka në ditët e fundit të nëntorit? Eh, të tjerë VIP-a na sollën atmosferën e fundvitit në mënyra të ndryshme. Disa me shëtitje në borë, disa duke fotografuar apo filmuar atmosferën përreth, të famshmit shqiptarë u siguruan që ky dimër të vinte siç duhej.

E dini cilët janë disa prej tyre? Zbulojini më poshtë:

ANXHELINA HADERGJONAJ

Një mini-atmosferë drejtpërdrejtë nga SHBA.

ALKETA VEJSIU

Moderatorja ndodhet prej pak ditësh në Itali, çka na shtyn të mendojmë se kjo nuk është pema e dekoruar në shtëpinë e saj. Por, asnjëherë nuk i dihet!

HUEYDA EL SAIED

Nuk u desh shumë që Hueyda të kthehej në Luksemburg dhe të na dhuronte pak bardhësi nga larg.

ILVA TARE

Jo vetëm një pemë e zbukuruar për Ilvën, por edhe kujdes i treguar ndaj detajeve. E kuqe, e verdhë dhe pak bardhësi, tradicionale tipike, apo jo?

BORA ZEMANI

Pemë e mbushur me dëborë, sepse moderatorja nuk mund ta linte këtë rast pa përfshirë pak nga vetja!

LEDION LICO

“Dixhitalizim, kek me limon, peme, gjera…”, kaq shkruajti Ledioni kur postoi foton e pemës në Instagram.

LORI HOXHA

Fanse e grisë dhe të bardhës, nuk mund të mungonte kjo zgjedhje nga Lori!

ARMINA MEVLANI

Duke qenë se i pëlqejnë udhëtimet, Armina ka zgjedhur këtë dhjetor një klimë perfekte malore.

ARFJENTINA RAMOSAJ

Një shëtitje në pyll, rrethuar nga bora, me të birin për dore…Argjentina po e shijon ardhjen e fundvitit si duhet!

AMARDA TOSKA

“Po ju, a e bëtë pemën?” Ami ia kaloi shumicës këtë vit…

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF