KreuCelebrity

Detaji që shndërroi në qesharake kartolinën e fundvitit të çiftit mbretëror

Duka dhe Dukesha e Cambridge, kanë realizuar kartolinën e fundvitit e cila është shpërndarë në rrjetet sociale me një shpejtësi të madhe. Në foto kartolinën shfaqen edhe dy fëmijët e çiftit mbretërorë.

Foto kartolina filloi të kishte një shpërndarje shumë të shpejtë në rrjetet sociale për shkak se dora e djathë e Dukeshës së Cambride ishte inekzistente në foto, gjë e cila nuk bie në sy me një shikim të shpejt, por nëse e shikon më nga afër, në foto nuk duken as gishtat e dorës së djathë të Kate, as bërryli dhe as shpatulla.

 

Disa prej komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur se kjo është diçka normale, pasi Kate është përpjekur t’i qëndrojë sa më afër bashkëshortit të saj dhe është shpatulla e tij ajo që nuk e lë dorën e Dukeshë të duket në foto.

Por ky arsyetim nuk ka mundur të ndalë shumë përdorues të tjerë të rrjeteve sociale të cilët kanë filluar ta përpunojnë në fotoshop fotografinë e çiftit dhe të fëmijëve të tyre, duke e vendosur atë në peisazhe të ndryshme, që nga Poli i Veriut dhe deri në Hënë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF