KreuCelebrity

Adelina Tahiri e konfirmon: Zyrtarisht e martuar

Gjatë këtij viti kanë qenë të shumtë femrat e showbizit shqiptar të cilat janë fejuar ose kanë lidhur kurorë, por të shumta janë edhe ato të cila janë në pritje të ëmbël. E gjatë ditës së sotme edhe Adelina Tahiri ka lidhur kurorë.
Pak ditë më parë bukuroshja u fejua me të dashurin e saj, ndërsa gjatë ditës së sotme ajo është martuar “zyrtarisht”, duke celebruar martesën e saj me një biznesmen maqedona, të cilin Adelina nuk ka preferuar ta bëjë publik.


Lajmin e konfirmon edhe vetë Adelina e cila ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën duke firmosur. “Zyrtarisht jam martuar”, ka shkruajtur ajo. Ndërkohë në foton e publikuar kanë qenë të shumta kometet negative të ndjeksave të këngëtares të cilëve nuk u ka pëlqyer martesa e saj me biznesmenin maqedonas.

Ndërkohë nëpër komente disa nga ndjekësit i kërkojnë që të këngëtarja të publikojë një foto së bashku me bashkëshortin që të kenë mundësi ta shohin edhe ata. Nëse Adelina do jua plotësojë dëshirën apo jo ndjekësave të saj, këtë presim ta shhim në ditët në vijim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF