KreuCelebrity

Reese Witherspoon dhe e bija, kopje perfekte të njëra-tjetrës për Krishtlindje!

Reese Witherspoon është një ndër nënat më krenare, e jo vetëm se vajza e saj Ava është shëmbullore, por dhe për shkak të ngjashmërisë së madhe me njëra-tjetrën. I kemi parë shumë herë duke pozuar bashkë, ndërkohë që foto e publikuar për Krishtlindje ka arritur kulmin.

Të dyja veshur me të kuqe, duke pozuar pranë pemës së Vitit të Ri, vështirë të dallosh njërën nga tjetra. Flokët e verdhë, e njejta buzëqeshje,  kanë qenë këto faktorët kryesorë që kanë çmendur fansat. Madje, shumë prej tyre kanë shpërthyer në komente, ndërsa Ava dhe Reese nuk ishin të vetmet në tre fotot e ndara nga aktorja.
https://www.instagram.com/p/BdHAB4dhjQD/
Në to bënin pjesë edhe anëtarët e tjerë të familjes, e nuk dihet nëse Ava ka shpenzuar ndopak kohë me të atin, Philip. Disa thonë që vajza është një kombinim perfekt i dy prindërve, por sa më shumë rritet, shigjeta anon më shumë nga Reese…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF