KreuCelebrity

Rozana Radi kujton xhaxhain: Sot të duartrokasin ata që të ngulën thikën pas shpine

Françesk Radi është një ndër artisët e mëdhenj shqiptarë që u nda nga jeta në vtin që po lemë pas. Ndonëse nuk është më pranë nesh, ai ka lënë një numër të madh veprash me të cilat do ta kujtojmë atë gjithmonë, duke e bër ëkështu të pavdekshëm. E në këto ditë festash, atyre që u mungon më së shumti prania e tij është familja.

Mbesa e tij, këngëtarja Rozana Radi ka e ka kujtuar xhahxhain e saj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo shkruan se sot atë e duartrokasin të njëjtët persona që dikur i “ngulën thikën”.

“I shikon? Duartrokasin per ty salla e pallatit te koncerteve, e njejta sallae ku ty te ngulen thiken pas shpine disa here.Eshte e njejta salle ku publiku te duartrokiste e kendonte bashke me ty.Mbrem degjuam muziken tende “Biçikleten”qe ti e doje aq shume por nuk patem fatin te te degjonim zerin. Jo se nuk e kemi zerin tend por sepse ti nuk do lejoje kurre te kendoje ne nje cd ne pallatin e koncerteve. Franko, eshte nata e krishtindjes dhe eshte viti i pare qe ti nuk do te jesh mè me kitarren tende ne tavolinen tone te madhe. Eshte e veshtire eshte aq e veshtire sa tek shkruaj me mblidhet nje lemsh ne gryke . Por ne me zerin qe na dridhet do kendojme kenget e tua dhe do falenderojme Zotin qe na bekoj me nje njeri si ti ne jeten tone. Gezuar Krishtlindjen Franko. Te duam shume”, shkruan Rozana Radi.

Kantautori dhe këngëtari u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare në prill të këtij viti. Shkak për vdekjen e tij u bë një hemoragji cerebrale. Pas goditjes në tru, Radi ra në gjendje kome, prej së cilës nuk u zgjua më.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF