KreuCelebrity

Të tjerët festojnë, familja e George Michael kalon një Krishtlindje të trishtueshme…

Ishte pikërisht dita e Krishtlindjeve vitin e shkuar ajo që dha lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të George Michael. Bota e muzikës pësoi një tronditje të madhe, ndërsa data 25 që lamë pas e gjeti familjen e muzikantit më të trishtuar kurrë.

Të afërmit e tij kanë shkruar një status në internet, ku dhe shpjegonin se vështirësia më e madhe qendronte në faktin që pikërisht në këtë periudhë, “Last Christmas” dhe “December Song” janë ato që i dëgjon kudo, nga radiot, e deri në supermarkete. “Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes tonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, është shkruar ndër të tjera në status.

Edhe pse vetëm 53 vjeç, Michael nuk e pati më të gjatë rrugëtimin e tij në tokë. Tashmë, siç ndodh me të gjithë artistët e mëdhenj, ai jeton me anë të krijimtarisë së tij të pasur që la pas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF