KreuCelebrity

Dëshira e Lorit për 2018, një dedikim i thjeshtë për femrat!

Personazhet publikë tashmë i shprehin dëshirat e tyre edhe në rrjetet sociale. Ndoshta jo të gjitha, por shpesh na kanë ngacmuar me frazat që kanë publikuar lidhur me vitin e ardhshëm. Duke qenë se klishetë ‘lumturi dhe shëndet’ nuk janë ndër të parat në listë, jo pak urime për 2018-tën janë lidhur edhe me situata aktuale.

Një prej personazheve që publikoi dëshirën në Instagram është edhe Lori Hoxha, e në fakt, trashëgimtarja e Top Channel dedikoi disa fjalë për femrat. “Në 2018-tën, vajzat të bëjnë çfarë t’ju dojë qejfi”, ka qenë shkrimi në imazh, ndërsa Lori ka shkruar poshtë: “amen”. Një urim i pazakontë ky për vitin e ardhshëm, e jo me pak kuptim.

https://www.instagram.com/p/BdQGkgKgBhM/

Çdo herë e më shumë po luftohet për barazinë e femrave dhe ndalimin e paragjykimeve, e mesa duket edhe Lori është pjesë e të njejtit qendrim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF