Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur, ja kush i zë vendin

Shprehja se paraja shkon te paraja është një nga më të goditurat kur flasim për njerzit më të pasur në botë, pasurit e të cilëve janë marramedëse. Edhe këtë vit njerëzit më të pasur kanë rritur fitimet e tyre dhe si pasojë edhe pasurinë e tyre.

Sipas një raporti të “Bloomberg” pasuria aktuale e 500 njerëzve më të pasur në botë, vetëm për vitin 2017 është rritur me 23 përqind, e cila e pëkthyer në shifra do të thotë 1 mijë miliardë më shumë se ajo që ata kishin në vitin 2017. Jo keq apo jo?

Por duke u rritur fitimet, shpesh herë edhe “froni” i njeriut më të pasur në botë ndryshon. Ndërkohë që prej vitesh listën e personave më të pasur në botë e ka kryesuar Bill Gates, themluesi i “Microsoft”, për vitin 2017 vjen me një ndryshim. Deri në përfundim të 2018 këtë vend do ta mbajë Jeff Bezos.

Jeff Bezos është presidenti i shitjeve online të “Amazone” si dhe “ Washington Post” dhe tashmë pasurisë së tij ju shtuan 34.4 miliardë dollarë duke kapur në total shifrën e 96.6 miliarë dollarëve.

Previous ArticleNext Article