KreuCelebrity

Klaudia Pepa tregon suprizën e saj për 2018- tën

Klaudia Pepa është një nga balerinat shqiptare më të njohura në jashtë kufinjëve të vendit tonë dhe bukuroshja është duke korrur suksese të mëdha në karrierën e  saj në shtetin fqinj, Itali.

Gjatë vitit që po lëmë pas, Klaudia ka qenë një nga personazhet më të përfolura  në mediat rozë me lajme të bujshme. Ndërkohë që ndarja nga Albi Nako ishte një nga lajmet më të mëdha të cilat kishin lidhje me balerinën, por nuk kanë munguar as lajmet për projektet e saj në Itali.

Ajo gjithashtu është shfaqur shpesh herë provokuese në mediat sociale, të cilat kanë qarkulluar masivisht në media. Ndërkohë në postimet e saj nuk kanë munguar as komentet pozitive si dhe ato negative.

Por duket sikur Klaudia ka vendosur që vitin 2018 ta nisi me emergji të reja dhe me një pamje të re. Nëromet një fotoje që ajo ka postuar ajo shfaqet me një model flokësh të ndryshëm nga ai që jemi mësuar ta shohim shpesh herë. “Gati për vitin e ri me flokë të reja”, shkruan bukuroshja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF