Kylie e mohon, fansat këmbëngulin se 20- vjeçarja është bërë nënë

Kartolina e Kardashianëve edhri edhe këtë vit ashtu si edhe më parë në rrjetet sociale, por ndryshe nga vitet e mëparshme u vu re se familja nuk ishte e plotë, pasi mungonte Kylie, e cila ishte në pritje të ëmbël, si e kishte konfirmuar edhe vet.

Ndërkohë motra e Kylie, Kim, vazhdon të postojë në rrjetet sociale fotografi të familjes së saj, por bukuroshja 20- vjeçare nuk është e pranishme në asnjë prej tyre edhe pse ndjekësit e tyre në rrjetet sociale e kërkojnë vazhdimisht.

Kjo ka bërë që shumë prej tyre të mendojnë se Kylie tashmë është bërë nënë. “Kylie ka lindur dhe është koha ta pranojë këtë”, shkruan një prej fansave në komente në rrjetet sociale, ndërsa një tjetër shton se 20- vjeçarja Kylie Jenner tashmë ka lindur një djalë dhe po pret ta japë lajmin ditën e Vitit të Ri.

Ende nuk ka patur një mohim nga ana e familjes Kardashian duke bërë që fansat të binden edhe më shumë se Kylie është bërë nënë. Mungesa e saj në shumë prej fotografive familjare të postuara gjatë periudhës së festave të bën të dyshosh akoma dhe më shumë se fansat mund të kenë të drejtë.

Previous ArticleNext Article