KreuCelebrity

U tha se ishte shtatzënë, Orinda Huta publikon foton e premtuar

Një fotografi e Orinda Hutës e postuar pak ditë më parë në rrjetet sociale nga vet ajo dhe nuk munguan pyetjet e shumta që ju drejtuan nëse ishte shtatzënë pasi në foton e postuar bukuroshes i dukej barku i rrumbullakosur, por ka qenë ajo vetë e cila e mohoi këtë gjë.

“I kam marrë komentet më shumë si urime, se në fakt është efekti i fustanit. Kur të iki në palestër të martën, do t’ua provoj që ishte thjesht ‘glitter effect’”, – tha Orinda, e cila tashmë e ka postuar fotografinë e premtuar  nga palestra.

Orinda prej disa kohësh ishte në një marrëdhënie me producentin Turian Hyskaj, marrëdhënie kjo e cila disa muaj më herët u finalizua në një martesë, e cila padyshim mund të konsiderohet edhe si festa VIP e vitit 2017.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF