KreuCelebrity

Fundviti shkrin akujt dhe në politikë, Meta me komente pozitive për kundërshtarët e tij!

Edhe pse Xing-u i Ermalit bazohet kryesisht në atmosferën humoristike, edhe mes batutash mund të gjendet ndonjë prekje e drejtpërdrejt me realitetin…sidomos kur i ftuar është Presidenti i vendit! Përpos këngës me çifteli dhe ‘zhveshjes’ nga figura tipoke prej politikani, Meta është ngacmuar edhe lidhur me qendrimet dhe opinionet për kundërshtarët politikë.

Ai është pyetur për Ramën, Berishën dhe Bashën, për të cilët duhet të bënte një përshkrim me pak fjalë për secilin. Ermali ka dhënë fillimisht disa opsione për kryeministrin e vendit: “Ç’mendim ke për Edi Ramën: i bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni?”. Meta është përgjigjur: “Fashionist, gjeni”. (Eh, duke marrë parasysh debatet e replikat mes tyre, kjo përgjigje ka habitur jo pak!) Pyetja tjetër i është referuar Berishës, ku Presidenti duhet të zgjidhte mes: ‘zotni, lider, i lodhur, plak’. Meta ka thënë se ish-kryeministrit i shkojnë përshtat etiketimet: lider, i palodhur, zotni dhe shumë i ri.

E sa për Bashën, ai është shprehur se ka një mendim shumë të mirë për të. Mesa duket, fundviti ka shkrirë akujt (të paktën për disa kohë) edhe mes kundërshtarëve politikë. E me gjithë këto fjalë të mira, të gjithë do të donim të ishte gjithmonë fundvit…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF