KreuFashion

Dëshironi një  fytyrë perfekte? Ja maska që ju nevojitet

 

Një lëkurë perfekte ësthë ëndrra e çdo femre dhe jo vetëm, por duke qenë se pjesa më e dukshe është fytyra, asaj i kushtohet një kujdes i veçantë duke përdorur një shumllojshmëri maskash të cilat jo rrallëherë janë edhe shumë të kushtueshme.

Por një lëkurë të butë dhe plot shkëlqim mund ta arrini edhe me maska të cilat mund të realizohen në kushtet e shtëpisë dhe kanë një kosto të papërfillshme. Më poshtë po ju rekomandojmë një nga maskat e cila sipas specialistëve sjell përfitime të mëdha për të përdoruesit e saj.

Kjo maskë është krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore për lëkurë. Është shumë e thjeshtë të përgatitet e vendoset në fytyrë, si dhe shumë e thjeshtë për ta hequr atë nga fytyra.

Përbërësit:
1 lugë çaji sodë bikarbone
Gjysmë luge çaji mjaltë
Një lugë çaji vaj ulliri

Mjalti do të zvogëlojë poret dhe do të largojë bakteriet. Për shkak të kësaj, lëkura juaj do të ketë më shumë forcë, elasticitet dhe freski. Soda bikarbone është agjent natyror për lëkurën që do të zvogëlojë acarimin dhe do të stimulojë qarkullimin e gjakut.

Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në enë të ndara, pastaj bashkoni në një enë derisa të krijohet një masë homogjene. Pastrojeni mirë fytyrën  dhe vendoseni maskën. Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta. Më pas largojeni maskën duke e pastruar fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe kjo e bën atë të mrekullueshme. Përdoreni këtë maskë një herë në javë, nëse dëshironi lëkurë të butë, të bukur dhe plot shkëlqim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF