KreuStil Jetese

Vajza, mos i bëni këto gabime me flokun tuaj, ose përndryshe do mbeteni tullace një ditë

Gjithkush dëshiron që të ketë flokë të bukur, të fortë dhe me shkëlqim.

Pavarësisht kësaj dëshire të madhe që ekziston tek çdo vajzë, ne jemi ato që e bëjmë të pamundur realizimin e saj. BrightSide na tregon disa veprime të gabuara që bëjmë me flokun tonë, sigurisht pa qëllim, por që e dëmtojnë atë shumë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të shmangni këto veprime që janë të listuara më poshtë.

Duke mos i prerë majërat e flokut
Nëse keni majëra të dyfishta, të hollë, të ashpra, nuk marrin asnjë formë atëherë ka ardhur koha që të prisni flokët. Floku juaj do të jetë më i gjatë, nëse është kjo ajo që dëshironi, nëse e prisni rregullisht, ndonëse vetëm pak. Në këtë formë ai do të jetë më i gjallë, do të rritet më shpejt, por gjithashtu edhe do t’ju bindet edhe më shumë.

Duke e lyer flokun vetë, ose me ndihmën e një mikeshe
Kjo është një praktikë që përdoret nga shumë vajza, por ne ju këshillojmë që të mos ta bëni nëse nuk jeni një profesioniste. Me shumë mundësi ju do të përfundoni duke shkuar sërish në një sallon bukurie, pasi rezultati nuk është ai që ju keni pritur. Do t’ju kushtojë më shtrenjtë nga ana financiare, por gjithashtu edhe floku juaj do të dëmtohet më shumë.

Duke krehur flokun sapo keni dalë nga dushi
Kjo është një nga gabimet më të mëdha që bëjmë me flokun tonë. Kur floku është ende i lagur, ai është më i dobët dhe këputet shumë lehtë. Lëreni që ai të thahet natyralisht dhe më pas mund ta krihni.

Duke krehur flokët me furçë të papastër
Kur ju krihni flokët, lëkura e vdekur përfundon në furçën tuaj, edhe pse nuk mund të dallohet me sy të lirë. Lëkura e vdekur është mjedisi i përsosur për rritjen e baktereve. Përveç faktit që është shumë neveritëse, ato mund të transferohen sërish në kokën tuaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF