KreuKuzhine

Si të prgatisim një darkë të shpejtë e të dalim faqebardhë kur nuk kemi kohë? Ja zgjidhja

Na ka ndodhur të gjithëve që pas një dite të gjatë e të lodhshme pune, kur mezi presim momentin për t’u relaksuar tek divani ynë i preferuar duke parë ndonjë film, paritur ndonjë nga miqt tanë na merr në telefon për të na thënë se do të kalojë për darkë. Jo që nuk i duam miqtë, përkundrazi prandaj na kap stresi i përgatitjes së darkës sepse nuk kemi kohë. Por gjithmonë ka një zgjidhje, prandaj po ju njohim me një darkë të shpejtë që do t’ju nxirrte faqebardhë.

Fillimisht, sapo të shkoni në shtëpi përgatisni tavolinën. Shtroni mbulesën, vendosni setin e pjatave dhe gotave. Më pas kaloni tek pjata e parë, mund të zgjidhni një ose disa. Një alternativë e mirë do të ishte një sallatë kopshti të cilës mund ti shtoni mish pule, qepë e vaj ulliri.

Pjata kryesore: Mish pule me makarona në furrë

Përbërësit: 500 gr mish i bardhë pule, 300 gr makarona, 100 ml vaj, 2 lugë miell, 150 ml qumësht, 100 gramë djathë.

Në një enë ziejmë mishin e pulës me 2 litra ujë për 30 minuta. Ndërkohë ziejmë dhe kullojëm edhe makaronat. Në një tiagn ngrohim vajin shtojmë miellin dhe e skuqim deri sa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë qumështin dhe kripën dhe 1 litër ujë nga ai që është zier mishi i pulës, i përziejmë për pak sekonda. Më pas i heqim nga zjarri dhe i shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. Më pas në një tepsi hedhim makaroant e ziera, shtojmë mishin e pulës të coptuar dhe lart hedhim salcën beshamel, i përziejm mirë dh ei pjekim në furrë me 220 gradë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF