Ndoshta ka mbetur nister se për çfarë shërben në të vërtetë ai mini-xhepi i vendosur tek xhepi i madh tek xhinset? Keni mundur të vendosni ndonjëherë diçka të vlefshme aty? A ju ka shërbyer sa duhet përgjatë viteve që keni përdorur xhinse?
Shumë prej nesh mund të mendojnë se është krejt i padobishëm, të tjerë mendojnë se shërben thjesht për dekor, ndërsa një pjesë tenton të dijë akoma të vërtetën. Sa për kategorinë e fundit, ju informojmë se arsyeja e vërtetë do t’ju habisë. Ideuar për kaubojsit, ky mini-xhep shërbente për të mbajtur orën. ‘Në 1800, kaubojsit ishin të apasionuar pas orëve. Gjatë dyluftimeve, në mënyrë që të mos i thyenin, i vendosnin tek ky xhep i posaçëm’, kanë shpjeguar ekspertët.
E çuditshme, por ky është realiteti. Më në fund e mësuam!