KreuCelebrity

Rrëfehet Nicolas Cage: Si i humba 150 milionë dollarë

Ai është një nga aktorët më të famshëm të kinematografisë në të gjithë botën, ku ka marrë pjesë në filama shumë të famshëm dhe mbahet mend për aktrimin e tij të përsosur. Duke qenë një nga aktorët më të suksesshmë të kinematografisë, ai arriti të grumbullonte një pasuri prej 150 milionë dollarësh, të cilën tashmë nuk e ka më.

Po si është e mundur që një pasuri kaq e madhe të shkojë në zero në një kohë të shkurtër? Vetë aktori ka tregaur disa nga blerjet më pa sens të cilat pa frikë mund të konsiderohen si të çmendura, duke arritur që sot t’i ketë 14 milionë dollarë shtetit borxh në formën e taksave të prapambetura.

Vet Cage ka treguar shpenzimet e tij të pakujdeshme duke filluar që nga një novelë grafike ku shfaqet për herë të parë supermeni me një çmim prej 150 mijë dollarë e deri te blerja e kafkave të dinosaurve me një çmim prej 260 mijë dollarësh.

Gjithashtu aktori tregon se ishte i apasionuar pas kafshëve të rralla dhe një pjesë të madhe të pasurisë e ka shpenzuar për të blerë dhe kujdesur për to. Por nuk bëjnë përjashtim as blerjet e makinave të shtrenjta ku mund të përmendim një Lambroghini Miura të cilin e ka blerë për 450 mijë dollarë.

Gjëja më e çuditshme për të cilën Cage ka shpenzuar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim ka qenë ndërtimi i një varri në formë piramide pranë një prej shtëpive të tij. Gjatë jetës së tij Nikolas Cage zotëronte 15 shtëpi, ndërsa tashmë rrezikon të mbetet i pastrehë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF