KreuStil Jetese

Zbulohet zona e trurit që preferon rrezikun

Gjithmonë jemi ndeshur me njerëz të cilët i kemi cilësuar si ‘kokëkrisur” dhe shumë guximtare e madje shpesh herë kemi shkuar deri aty sa i kemi cilësuar edhe si persona të cilët kanë patur probleme mendore për shkak të jetës së mbushur me rrezik që bënin.

Tashmë një studim i realizuar ka zbuluar se në tru, një prej organeve më komplekse dhe të panjohura të trupit njerëzor, ekziston një zonë shumë e vogël por shumë e fuqishme e cila kontrollon pasionin e papritur dhe të shfernuar për rrezikun.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “eNeuro”, kjo zonë është shumë e lidhur me  lojrat e fatit. Studimi është realziar nga grupi i institutit të Biorobotikës në shkollën  “Scuola Superiore Sant’Anna” në Piza, në bashkëpunim me  spitalin e Milanos si dhe politeknikumin e Lozanës.

“E dimë se në tru ka një rrjet të gjerë që është përgjegjës për vendimet që marrim dhe se ekzistojnë dy lloje të ndryshme mekanizmash që mundësojnë kryerjen e veprimeve. Një që kontrollon reagimet e shpejta, tjetra ato më reflektive”, shpjegon koordinatori e kërkimit, Alberto Mazzoni, i Institutit të Biorobotikës në shkollën “Scuola Superiore Sant’Anna”.

“Kjo dinamikë ishte vënë re prej kohësh nga psikologjët, por nuk ishte e qartë përse truri ndjek një model në vend të një tjetri. Përgjigjja erdhi nga të dhënat e fundit që kanë individualizuar strukturën përgjegjëse për këtë kalim nga një modalitet në tjetrin. Kjo zonë quhet bërthamë subtalamike dhe është një strukturë e vogël që ka formë lenteje. Është pikërisht për shkak të kësaj strukture që lojtarët e lojërave të fatit sillen në mënyre joracionale”, theksoi Mazzoni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF