KreuCelebrity

Më të dashuruar se kurrë, Andrra dhe Sinani festojnë një ditë të veçantë

Këngëtari Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptarë. Tashmë prej disa vitesh së bashku dhe prindër të një djali të quajtur Ansi, ata duken më të lumtur se kurrë, ndërsa nuk harrojnë të surprizojnë njëri-tjetrin me dhurata. E sigurisht nuk kishin si të mungonin dhuratat në një ditë si kjo e sotmja.

26 janari është mjaft e veçantë për dy të dashuruarit, pasi përkon me datën e fejesës së tyre. Dhe Andrra ka marrë një surprizë shumë të bukur nga bashkëshorti i saj. Ajo ka hedhur në Instagram një foto ku shfaqet me një tufë me trëndafila të kuq, ku sipër ndodhet numri 26. : “Të falënderoj Sinan Hoxha, 3 vjet, përvjetor,”, shkruan ajo krahas fotos.

Sinani dhe Andrra u martuan në gusht të vitit 2015, në një ceremoni mjaft luksoze. Sinani zgjodhi ta merrte nusen e  tij nga Kumanova me helikopter, ndërsa për dasmën e tyre u fol gjatë nëpër portale.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF