KreuFashion

Më thuaj çfarë siluete ke, të të them se si të vishesh

Sokrati ka thënë: njih vetveten! Në terma më të thjeshtë dhe më praktik, ne mund ta përdorim këtë rregull edhe në modë. Njohja e trupit tonë është hapi i parë për të nxjerrë në pah pikat tona të forta dhe t’i fshehim defektet. Trupi femërorë mund të klasifikohet sipas siluetave të ndryshme: dardhë, mollë, orë, trekëndësh, drejtkëndësh. Secila prej këtyre formave ka specifikat e veta dhe kërkon zgjedhjet e duhura të veshjeve. Ja ku e keni një udhëzues të vogël.

Trupi në formë molle

Zhvendosni vëmendjen nga beli dhe supet dhe nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit. Fustanet me motive floreale, këmishat me jakë V jo shumë të theksuar dhe mëngë të gjata, fustanet me motive perandorake janë idealet për trupin tuaj. Mos harroni të eskpozoni këmbët.

Trupi në formë dardhe

Qëllimi është ta përqëndrojmë vëmendjen në pjesën e sipërme të trupit. Përdorni veshje që theksojnë më shumë belin. Hiqni dorë nga pantallonat e ngushta ose leggins dhe filloni të përdorni pantallona me prerje të drejtë e paralele, xhaketa të shkurtra mbi bel, theksoni bustin duke ekspozuar reçipetat, vishni funde në formë këmbane etj.

Trupi në formën e orës së rërës

Femrat që kanë këtë formë trupore kanë bel të ngushtë dhe vithe e shpatulla të gjera. Mos fshihni format tuaja. Vishni xhaketa me bel , pantallona të ngushta, funde me bel të lartë dhe veshje që theksojnë bustin.

Trupi në formë trekëndëshi

Kjo formë trupi është e kundërta e formës së dardhës. Këtu supet janë më të gjera se beli dhe vithet, ndërsa këmbët janë të holla. Qëllimi në këtë rast është të balancojmë pjesën e sipërme të trupit. Zgjidhni veshje me ngjyra që thyhen. Për shembull, zgjidhni rroba me ngjyra të lehta për pjesën e poshtme dhe të errëta për pjesën e sipërme. Pantallonat dhe fundet kombinojini me një rrip në bel.

Trupi në formë drejtkëndëshi

Në këtë formë trupi, shpatullat dhe vithet kanë të njëjtën gjerësi. Qëllimi i veshjes është të krijojë pak butësi në forma, ndërsa duhet të shmangen veshjet stil mashkullorë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF