KreuBordo Men

Samsung Galaxy S9, zbulohen data e hedhjes në treg

Samsung ka filluar të dërgojë ftesat e para për aktivitetin “Unpacked 2018” i cili do të mbahet më 25 Shkurt në Barcelonë, në aktivitet tradicional ky ku Samsung prezanton çdo vit telefonët e tij të rinj të linjës S.

Samsung do të prezantojë zyrtarisht Galaxy S9 dhe S9 Plus. “Camera. Reimagined” është detaji i parë në ftesë që bie në sy. Nga informacionet që kanë rrjedhur deri tani, Samsung do të përdor sensorë ISOCELL për  telefonat S9 dhe S9 plus të cilët do të kenë aftësinë të regjistrojnë video 1080p me 480 frekuenca në sekondë, duke sjellë kështu një përmirësim të ndjeshmë në cilësinë e fotografive.

Sa i takon telefonët, modeli Galaxy S9 pritet të ketë ekran 5.8-inç, procesor Snapdragon 845, 4GB RAM, 8 megapiksel kamër të parë dhe 12 megapiksel kamër të pasme.

Modeli Galaxy S9 Plus do të ketë ekran 6.2-inç, dy kamera të pasme dhe 6GB RAM. Të dy vinë me bokse stereo, karikim ëireless, skaner irisi dhe IP68. Deri në këto momente jemi  këto të dhëna ende nuk janë konfirmuar nga Samsung i cili pritet ta bëj një gjë të tillë në eventin e prezantimit në Barcelonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF