KreuCelebrity

Ema Andrea me dedikim emocionues: “Të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde!”

Pak ditë më parë folëm për romancën e Ema Andreas me piktorin Eldon Luarasi. Thamë se çifti po kalon çastet më të bukura, ndërsa fjalët dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale nuk kanë qenë të pakta. Por, këtë herë, një urim i veçantë ka shkuar për personin më të veçantë në jetën e aktores.

Vajza e saj, Sara Kapo, feston 24-vjetorin, dhe Ema nuk i ka rezistuar dedikimit plot emocion kushtuar së bijës, në një ditë si kjo e sotmja. “Për ty do shpikja fjalën prej fillimit, do zbuloja ngjyrën e qiellit e peshën e tokës do e mbaja mbi shpinë. Për ty do shpikja dimensionin e përjetshëm pa kohë e pa hapësirë! Për ty do shpikja gjymtyrë e lëkurë e zemër farën e lulen e botën nga e para do e bëja! Mundem veç të përulem mirënjohëse për ekzistencën tënde! E vogla ime ti! Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton për të ecur zbathur në tokën e frikës! 24 vjet më parë lindi një Diell!”, kanë qenë këto fjalët që kanë buruar nga zemra e Emës, për ditëlindjen e Sarës.

Sara nuk është personazh i panjohur për publikun. Daljet e saj televizive nuk kanë qenë të pakta, ashtu sikurse është një ndër vajzat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo u prezantua dhe si këngëtare në sytë e publikut, nismë për të cilën Andrea e mbështeti publikisht. Lidhja mes tyre është tipike nga ato marrëdhëniet e ngushta nënë e bijë, e si për të mos mjaftuar kjo, ngjashmëria në fizik shpesh i bën dhe të padallueshme nga njëra-tjetra.

Ema nuk mund të gjente fjalë më të bukura për të uruar të bijën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF