KreuBordo Men

Edhe Twitter në ndjekje të Snapchat

Jo vetëm Facebook dhe Instagram: edhe Twitter do të shtojë videon si Snapchat me funksione të reja, që do ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit shpërndarjen e videos në microblog.

Për momentin bëhet fjalë për një lajm të dalë nga faqja Bloomberg , por reagimi në merkato për Snap tashmë po ndihet; në prag të “thashethemeve”, aksionet në New York Stock Exchange humbën 2,47%. ”Twitter po punon për një funksion të ri të ngjashëm me Snapchat, aplikacion që hapet direkt me fotokamera, e gatshme të bëjë dhe të shpërndajë mini-klipe”, bën të ditur Bloomberg.

Produkti i ri i mikroblogut do të përqndrohet te fotokamera dhe duhet të ristrukturojë hapat për të xhiruar dhe publikuar videot, duke inkurajuar përdoruesit të ndajnë filma të shkurtër të asaj që po ndodh rreth tyre. Një stil i plotë si ai i i Snapchat. Ndërkohë Jack Dorsey, numri një i Twitter, e vlerësoi stilin e inovacionit të aplikimit duke e quajtur “modern”.

Mikroblogu, i cili po rinovohet, ka ndryshuar kohët e fundit në mënyrë që të rritet dhe në nëntor bëri të mundur rritjen e gjatësisë së mesazhit, nga 140 karaktere në 280.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF